Leksion i hapur me PhD. José Marmeleira

Sot, në ambientet e Forum Theatre pranë Universitetit Barleti, u zhvillua një leksion i hapur me PhD. José Marmeleira, pedagog dhe studiues ndërkombëtar në fushën e edukimit fizik dhe shkencave të sportit.

Ky aktivitet u organizua nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, në bashkëpunim me përgjegjësin e departamentit Dr. Artan Pogoni, duke sjellë një eksperiencë të pasur akademike për studentët dhe stafin pedagogjik.

Gjatë leksionit, u trajtuan tema që lidhen me zhvillimin motorik, rëndësinë e aktivitetit fizik në mirëqenien psiko-sociale, si dhe praktikat bashkëkohore të edukimit fizik në universitetet evropiane.
Studentët patën mundësinë të ndërveprojnë drejtpërdrejt me profesorin, duke shkëmbyer ide, pyetje dhe përvoja mbi mënyrat e aplikimit të koncepteve teorike në praktikë.

Ky takim përfaqëson një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare akademike dhe në rritjen e cilësisë së formimit profesional të studentëve të sportit në Barlet.