CityWalk 2.0 – Reimagining Streets for People

Më datë 9 tetor 2025, studentë nga programet Dizajn i Interierit dhe Produktit si edhe Arkitekturë dhe Dizajn morën pjesë në workshopin ndërkombëtar “Co-Designing Walkable Streets: from Analysis to Action”, zhvilluar në kuadër të nismës #Walk21Tirana, nën ndjekien e ark.Iris Nela.

Workshopi u organizua nga URBASOFIA, në kuadër të projektit CityWalk 2.0, të financuar nga programi Interreg Danube. Ky projekt synon të nxisë tranzicionin energjetik në transport, përmes uljes së përdorimit të makinave dhe promovimit të ecjes, biçikletave dhe transportit publik.

Gjatë aktivitetit, studentët analizuan rrugë të ndryshme të Tiranës duke përdorur kriteret e Walk21 për vlerësimin e hapësirave publike dhe mjetin dixhital StreetITuner për të riprojektuar rrugë më të gjelbra, të aksesueshme dhe miqësore për këmbësorët.

Ky bashkëpunim frymëzues bashkoi ekspertë ndërkombëtarë, urbanistë dhe studentë për të ndarë ide novatore mbi krijimin e qyteteve më të qëndrueshme dhe të orientuara drejt njerëzve.